Kushinetat radiale me sfera janë të thjeshta në ndërtim, në punë e në mirëmbajtje. Ato mund të punojnë në shpejtësi të larta dhe mbajnë si ngarkesa radiale ashtu dhe aksiale. Ato kanë fërkim të ulët dhe janë optimale për zhurmë dhe vibrim të ulët.
Kushinetat oshilante me sfera kanë dy rradhë sferash, një siperfaqe sferike në unazën e jashtme dhe dy kanale të thellë të ndarë në unazën e brendshme. Ato janë të disponueshme me ose pa ermistop.
Këto kushineta mund ti përshtaten jo-aksialitetit këndor të boshtit kundrejt folesë së kushinetës si dhe mund te perballojnë përkulje të boshtit gjatë punës.
Konstruksioni i kushinetave dyrradhëshe me kontakt.
Kushinetat me sfera me kontakt këndor mund të drejtojnë forcat aksiale vetëm në një drejtim, prandaj zakonisht ato regjistrohen kundrejt një kushinete tjetër.
Kanalet e sferave në të dy unazat janë të çvendosur kundrejt njëri-tjetrit në drejtim të aksit të kushinetës.
Kushinetat me rula cilindrike, njërradhëshe prodhohen në konstruksione të ndryshme të cilat dallohen nga mënyra e vendosjes në nyje dhe nga numri i unazave.
Këto kushineta karakterizoen nga qëndrueshmëri ndaj ngarkesave të larta radiale dhe ngarkesave të moderuara radiale. Forma e përshtatshme e rulit dhe unazës në kontakt me rulin rrit aftesinë mbajtëse aksiale dhe redukton temperaturë gjatë punës.
Kushinetat me rulina me unazë të brendshme kanë seksion tërthor shumë të vogël dhe aftësi mbajtëse të ngarkesës relativisht të lartë. Ato mund të përdoren me ose pa unazë të brendshme. Këto kushineta përdoren kur është i pamundur retifikimi dhe kalitja e boshtit ose kur ekonomikisht nuk është e arsyeshme të kalitet dhe të retifikohet. Këto kushineta lejojnë çvendosje aksiale brenda kushinetës.
Këto kushineta kanë shtrat të thellë në unazën e jashtme, e cila është vetë e hollë.
Karakteristikë kryesore e tyre është lartësia tepër e vogël e prerjes tërthore dhe kapaciteti i lartë i mbajtjes së ngarkesës.
Kushinetat konike me rula janë projektuar për të mbajtur ngarkesa të kombinuara (radiale dhe aksiale).
Kushinetat konike me rula mund të mbajnë ngarkesë aksiale që vepron në një drejtim, për këtë arsye kur kërkohet që nyja e kushinetës të mbajë ngarkesë aksiale që vepron në dy drejtime vendosen dy kushineta.
Kushinetat mbështetëse me rula cilindrike pranojnë ngarkesa aksiale që veprojne ne një drejtim dhe përbejnë një nyje kushinete të pandjeshme kundrejt ngarkesave goditëse dhe ngarkesave tepër të rënda. Kushinetat janë shumë të ngurta dhe aplikohen ne nyje që kërkojnë hapsirë të vogël aksiale.